Google ADS

Emri i tifozes së famshme, është i ndaluar për t’u vënë në Shqipëri! (Foto)

21:58 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Modelja Rike Roçi, e cila u bë e njohur gjatë Kampionatit Evropian 2016, si një ndër tifozet shqiptare më seksi, ishte padyshim një nga personazhet më të përfolur, ndonëse emri i saj nuk ra aq shumë në sy sa vet dukja dhe fotografitë e saj.
Megjithatë, për të gjithë ata që e njohin më mirë, bukuroshja Roçi u bë e njohur edhe falë pjesmarrjes së saj në “Big Brother Albania 6”, ku arriti deri në pak javë para finales së këtij edicioni.

E bukur dhe tërheqëse, ajo dukej edhe në atë kohë, gjersa të gjithëve u bëri përshtypje biografia e saj: një vajzë shqiptare e lindur dhe e rritur në Itali, por që në zemër kishte gjithnjë Shqipërinë.

Ditë më parë ju kemi njoftuar përmes një lajmi me 61 emrat të cilët janë të ndaluar për të pagëzuar fëmijët në Shqipëri, dhe ndoshta nuk e keni vënë re, por një ndër ta është edhe emri Rike, emri i të apostrofuarës, e cila njihet si tifozja seksi e “Euro 2016”.

Mirëpo, përderisa bukuroshja Rike Roçi është lindur dhe rritur në Itali, atëherë pagëzimi i emrit të saj nuk ka qenë problem në shtetin italian.

Në listën e emrave të ndaluar në Shqipëri është edhe “Shkurte”, një emër mjaft i popullarizuar në Kosovë, gjersa edhe “Çbane”, të cilin e kemi dëgjuar tek aktorja tropojane në “O Sa Mirë” është i ndaluar, ndonëse ky është vetëm emri i saj në serial./Arbresh.info

rike-1

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme