Në tremujorin e katërt të vitit 2016, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 0.8 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 1.9 përqind. Pra, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 1.3 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.
Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për publikimin e “Indeksit të Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“.
Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.
“Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për kafshët dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...