Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me komesarin për zgjerim Johannes Hahn deklaroi se, Hahn ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet Qeveria. Ai për platformën shqiptare tha se ka qëndrim pozitiv, por atë përfundimtar do ta bëj publik kur ta fitojë mandatin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev tha se deri tani Ali Ahmeti, nuk i ka kërkuar materiale me shkrim, gjegjësisht dokument të nënshkruar për pranimin e platformës, por nëse e kërkon një gjë të tillë Zaev tha se do ta bëjë.
Zaev u shpreh i gatshëm të bisedojë me të gjithë partitë shqiptare, pasi ta marrë mandatin. Ndërsa në pyetjen për deklaratat e Thaçit, ai tha se është e qartë se Menduh Thaçi nuk ka qenë në shtet dhe nuk ka njohuri se çfarë ndodh në këtu.
Pas takimit me Zaevin, Hahn pritet të zhvillojë edhe takimin e fundit me Nikolla Gruevskin
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...