Nuk është sekrete tashmë që ylli Douglas Costa nuk është i lumtur në Bayern Munich për shkak të mungesës së tij në fushë nën udhëheqjen e trajnerit të ri të Gjermanëve, Carlo Ancelotti.
Futbollisti nga Brazili ka luajtur rreth 1000 minuta me Bayern Munichun këtë sezon, por ka arritur të shënojë pesë gola dhe të bëjë katër asistimeve brenda 20 paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari së fundmi ka pretenduar se dëshiron të takohet me menaxhmentin e Bayern Munichut në fund të sezon për të diskutuar rreth situatës së tij në ‘Allianz Arena’ duke pëshpëritur se largimi nga klubi është tashmë në letra.
“Nuk jam plotësisht i lumtur këtu, por ne do të gjejmë një zgjedhje me klubin. Futbolli është biznes dhe Bayern Munichu duhet thjeshtë të caktoj çmimin që blerësit potencial të përshtaten me kërkesën e klubit”, ka thënë Costa.
Gjiganti në Serie A mund të jetë duke shikuar për një mesfushor qendror të klasit botëror gjatë merkatos verore dhe Douglas Costa mund të jetë njëri nga shënjestrat kryesore të Juventusit./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...