Wenger me kërkesë të çuditshme për tifozët

20:34 | 9 Shkurt 2017
Arbresh Info

Trajneri Arsene Wenger ka kërkuar nga tifozët e Arsenalit të veprojnë më shumë si tifozët e Tottenhamit pas dy rezultateve zhgënjyese në javët e fundit, atë kundër Watfordit dhe Chelseat.

Komentet vijnë pas kritikave të ashpra të tifozëve në javët e fundit si pasojë e dy disfatave radhazi që pësuan “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.

“Ju duhet të shikoni Tottenhamin, të gjithë janë pas skuadrës së tyre”, tha trajneri francez. “Ne duhet të veprojmë në të njëjtën mënyrë”

Skuadra e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 47 pikë, 12 më pak se lideri- Chelsea./arbresh.info

Të ngjashme