Google ADS

Mustafa: Së shpejti do të rikonfirmohet e drejta, dhe Haradinaj do të triumfojë mbi padrejtësitë që po i bëhen

20:32 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se lajmin për zvarritjen e vendimit për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pritur me keqardhje.

Por, ka thënë Mustafa, Haradinaj shpejtë do të triumfojë mbi padrejtësitë që po i bëhen.

Ky është komenti i tij:

Të dashur miq,

Me keqardhje pritëm zvarritjen e vendimit i cili do të mundësonte kthimin e ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj nga Franca në Kosovë. Ironia qëndron në faktin se ky proces po bëhet peng i shtetit mbi të cilin bie përgjegjësia për krimet dhe masakrat në Kosovë. Jam shumë i bindur se së shpejti do të rikonfirmohet e drejta, dhe z. Haradinaj do të triumfojë mbi padrejtësitë që po i bëhen edhe me këtë zvarritje. IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme