Shmangeni sa të mundi përdorimin e parfumit. Fragrancat janë të dëmshme për shëndetin, por edhe punën tuaj. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në ‘Air Quality, Atmosphere & Health’.
Për të arritur në këto rezultate, shkencëtarët kanë ndërmarrë një studim të gjerë në SHBA, duke vëzhguar 1136 të rritur. Fragrancat përfshijnë deodorantet, produktet e kujdesit vetjak (sapun, dezinfektant duarsh, locion, shampo) dhe sigurisht parfumet dhe kolonjat.
Studimi zbuloi se 99,1 për qind e personave ishin të ekspozuar ndaj fragrancave të ndryshme të paktën një herë në javë, nga përdorimi vetjak ose nga të tjerët përreth tyre.
Ata e bëjnë botën të vijë erë trëndafil, por fatkeqësisht 34, 7 për qind e personave të sipërpërmendur shfaqnin probleme shëndetësore si migrenë, probleme të lëkurës, astmë apo vështirësi në frymëmarrje kur ekspozoheshin ndaj këtyre produkteve.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor