Apelimi i Barcelonës për kartonin e kuq ndaj sulmuesit Luis Suarez është refuzuar.
Reprezentuesi uruguaian, i cili shënoi golin e parë në ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madridit të zhvilluar në ‘Camp Nou’, është ndëshkuar me karton në minutën e 90′ të kësaj sfide që i siguroi gjigantit katalunas finalen në ‘Copa del Rey’, shkruan portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Real Madridi godet fortë Barcelonën (Foto)
Kërkesa e skuadrës së Luis Enriques për të apeluar kartonin e kuq ndaj superyllit të tyre është refuzuar, gjë që do të thotë se 30-vjeçari do të mungoj në dy ndeshjet e ardhshme, përfshirë finalen ndaj Deportivo Alaves.
Barcelona do të jetë në finale edhe në mungesë të Sergi Robertos, që është ndëshkuar gjithashtu me karton të kuq në ndeshjen kundër skuadrës së Diego Simeones./arbresh.info
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës