Ish-ministri i ekonomisë në Greqi, Yanis Varoufakis, në një intervistë për Al Jazeera ka theksuar se vendet e BE-së që përdorin monedhën e përbashkët janë përfshirë nga një ‘epidemi’.
Ai ka shtuar se Brexit do të përshpejtojë shpërbërjen e bllokut, ndërsa ka shtuar se dalja e Italisë nga eurozona do të sjellë fundin e BE-së, transmeton portali arbresh.info.
“Mënyra se si janë duke ecur gjërat na bën të kuptojmë që Italia do të largohet shumë shpejt nga eurozona”, ka thënë ai.
“Kur u lejua një epidemi e tillë që të përhapet në vendet si Greqia, Spanja dhe Irlanda, përfundimisht më pas vjen edhe koha për Italinë”, ka shtuar ai.
Ai madje nuk ka hezituar që ta fajësojë Bashkimin Evropian për përpjekjen e shkatërrimit të disa prej shteteve që janë anëtare të bllokut.
Varoufakis ka shtuar tutje se shumë vende të BE-së do të ndjekin shembullin e Britanisë, duke shtuar se ‘BE-ja nuk është klub, është më tepër se kaq’ dhe ka shtuar se Brexit do të përshpejtojë shpërbërjen e saj./Arbresh.info
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem