Lekaj reagon për rastin e Haradinajt: Franca duhet urgjentisht ta ndërpresë këtë cirk në emër të drejtësisë

18:51 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës së Colmar-it në Francë për vazhdimin e ndalimit të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, është treguesi më i mirë sipas tij se nga kush po frymëzohet dhe po merr zemër Serbia për të qenë hala ma agresive se sa dikur në raport me Kosovën, shkruan Arbresh.info.

Ai ka thënë se Franca duhet urgjentisht ta ndërpresë këtë cirk në emër të drejtësisë

Dikush po duket i interesuar që të destabilizojë Kosovën?!

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Colmar-it në Francë për vazhdimin e ndalimit të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, është treguesi më i mirë se nga kush po frymëzohet dhe po merr zemër Serbia për të qenë hala ma agresive se sa dikur në raport me Kosovën.

Franca duhet urgjentisht ta ndërpresë këtë cirk në emër të drejtësisë, kjo çka po bënë kjo gjykatë është përtej drejtësisë, është abuzim me të drejtat njerëzore.

Kemi të drejtë të dyshojmë fortë që Serbia përmes strukturave të saj është duke ndikuar në zvarritjen e të vërtetës e cila është e pastër si loti kur bëhet fjalë për Ramush Haradinajn, ketë e kanë vërtetuar në dy panele, dy herë Gjykata e Hagës.

Ramushi do të duhej të merrej shembull se si nuk ka hezituar asnjëherë për t’u ballafaquar me gjithë farë shpifjesh të Serbisë dhe argatet e saj që çdo herë kanë tentuar ta përlyjnë luftën e UÇK-së, vetëm që ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të vetë për liri e pavarësi. E jo te bëhet lojëra çfarë po i pamë edhe sot nga kjo Gjykatë e Francës.

Mos bëni veprime që e dërgojnë Kosovën drejtë ndonjë destabilizimi të saj, apo vërtetë jeni të interesuar që të ketë gjëra të tilla?/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme