Google ADS

Mbi 100 të vdekur në Brazil, policia në grevë

18:38 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Më shumë se 100 persona janë vrarë, shkollat dhe bizneset janë mbyllur dhe transporti publik është ndalur, teksa greva e policëve ka hyrë në ditën e saj të gjashtë në Espirito Santo të Brazilit.

Kaosi dhe anarkia të nxitura nga greva kanë vazhduar në këtë vend bregdetar edhe pse rreth 1,200 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë federale kanë premtuar se do të ndihmojnë, transmeton arbresh.info.

Pjesa më e madhe e dhunës u përqendrua në qytetin Vitoria, vend ky i rrethuar me plazhe te bukura dhe minerale.

Zyrtarët shtetërorë kanë thënë se nevojiten edhe disa qindra trupa federale për të ndihmuar ngritjen e rendit dhe të zëvendësojnë 1,8000 policët që tashme kanë refuzuar të kryejnë punën e tyre./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme