Aretha Franklin do të pensionohet, thotë se ndihet e kënaqur

18:13 | 9 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Mbretëresha e muzikës Soul ka vendosur të pensionet.

Në një intervistë për televizionin WDIV në Detroid, Aretha Frankin, ka thënë se ‘këtë vit do  të dalë në pension, menjëherë pas publikimit të albumit të fundit’, transmeton portali arbresh.info

“Unë ndihem shumë mirë, shumë e kënaqur dhe e pasur me karrierën time dhe mendoj se tani ka ardhur koha që të ndalë në pension”, ka thënë ajo.

Franklin është një ndër artistet më me ndikim në historinë e muzikës pop. Albumi i fundit i këngëtares pritet të dal në treg në nëntor të këtij viti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme