Tahiri: Vendimi për Haradinajn është abuzim që Serbia po bën me drejtësinë ndërkombëtare

18:14 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Besnik Tahiri, koordinatori i ekipit mbrojtës të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i sotëm për Haradinajn ishte i papritur.

“Kjo për shkak se dokumentet dhe faktet që janë prezantuar tregojnë se ndikimi politik i Serbisë ka pasur pretendime politike dhe jo ligjore”.

“Përkundër këtyre fakteve, ne jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë dhe Haradinaj do të kthehet”.

Këto komente Tahiri i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosova.

“Ky është një abuzim që Serbia po bën me drejtësinë ndërkombëtare, ky abuzim duhet të ndalet pasi mund të ketë përmasa të një destabilizim shumë të gjerë”.

“Është hipokrizi që Vuçiq dhe Nikloqi kërkojnë që dialogu të vazhdojë derisa bëjnë veprime që bien ndesh me dialogun”.

“Nuk ka argumente dhe fakte, dokumentacioni ka qëllim prolongimin e këtij procesi, ka qëllim që edhe Haradinaj të mbahet larg proceseve politike në Kosovë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme