Deputeti i LDK-së, Anton Çuni dhe ai i VV-së, Glauk Konjufca, kanë folur për një grup serbësh, që sipas tyre janë regjistruar si klub sportiv por që kanë kryer veprime kriminale.
Konjufca ka deklaruar se ai grup nuk ka të bëj asgjë me sportin dhe se ato janë grupe paramilitare që janë futur nga Serbia dhe që janë të armatosur “gjerë në dhëmb”.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se po bëjnë disa herë debate, duke u bërë palë mes vete, por jo të bëhen bashkë dhe palë ta kenë Serbinë.
Sipas tij, nuk kanë qenë të zotët ta nxjerrin një rezolutë të përbashkët, si pasojë e mos pasjes së një platforme.
Ministrja për dialog, Edita Tahiri tha se gjendja në dialog dhe rezultatet e dialogut janë faktike e jo fjalë.
Tahiri tha se me Serbinë kanë folur tri herë, në Rambuje kur Serbia bënte gjenocid në Kosovë, që sipas saj, disa largpamës thoshin se nuk duhet biseduar, por që në fund doli se ato biseda sollën lirinë. Po ashtu, tha se në vitin 2006, biseduar në Vjenë, të cilat kanë sjell pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa, ka mohuar se ka grupe paramilitare në veri. Sipas saj, qytetarët serb hyjnë në Kosovë duke u legjitimuar në kufi, që sipas Tahirit është ndryshim i madh.
Ajo tha se nuk do të ndodh asnjë aneksim të veriut dhe ka kërkuar të mos frikësohet askush rreth kësaj çështje.
Ambasadori i Shqipërisë kërkon bashkërendim në dialogun Koso...
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...