Sulmohet kryeinspektor i tregut në MTI

16:56 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Sot është sulmuar Lulzim Syla, kryeinspektor i tregut në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë. Kjo është konfirmuar nga vëllai i tij, Blerim Syla në rrjetin social. Mirëpo, në paraqitjen e tij publike, nuk janë bërë publike motivet, përveç se ka akuzuar në përgjithësi duke thënë: “Ikni o hiena”.

Madje, ai duke përmendur edhe vëllain e tij si dëshmorë, Bujar Syla, iu është drejtuar personave të cilët kanë sulmuar, që të jenë larg familjes së tyre.

Ja postimi i plotë:

Ikni o hiena!

-Unë vllau i Bujar Syles dhe i Lulzim Syles pas sulmit te sotem fizik ne familjen time jam i detyruar te ju drejtohem me një lutje: larg familjes sime. Sa për informaten tuaj te nderuar miq kjo familje gjithe jeten te edukuar dhe te emancipuar ne gjirin e saj familjar ka dhene dhe do te jep kontributin e saj ne shtetformimin e republikës se Kosovës dhe me gjere. Te nderuar nuk do ta luajm rolin e viktimes por ne asnje kohe, ne asnje moment dhe ne asnje veshtiresi nuk do te ndalemi se vepruari une Blerim Syla dhe vellau im Lulzim Syla si dhe familjet tona ne ceshtjen e drejte për te cilën dha jete vellau yne Bujar Syla. Asnje parti, asnje komb, asnje fe dhe asnje rruge tjeter nuk do jete ajo qe na hek nga ideali i vellaut tone. Eshte e dhimbshme qe duhet te ju adresohem juve miqt e mi se sot familja ime e respektivisht e Lulzim Syles Kryeinspektor ne MTI sulmohet. Mos e merrni për ligeshti por dua ta ndaj me ju ku po jetojme ne, cka te bejme ne, a te punojme per ket e shtet apo thjesht te dorezohemi para hienave te cilat i ceka. Nuk dua dhe nuk dojme te dorezohemi por thjesht ejani te mos ligshtohemi prane te ligjeve. Familja Syla do vazhdoj aktivitetin e vet per shtetformimin e Kosoves e ju vendosni vet! Ndoshta eshte një moment i ligeshtise emocionale por me falni edhe une Blerim Syla jam vellau i dikujt!”, kështu ka shkruar Syla, i cili është edhe punonjës në QKUK, dhe përfaqësues i sindikatës së Shëndtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme