Google ADS

Haradinaj flet pas seancës gjyqësore

16:52 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Pas përfundimit të seancës gjyqësore e cila u mbajt sot në Colmar të Francës lideri i AAK-së ka dhënë një deklaratë për media me anë të së cilës ka treguar se vendimi për të është shtyrë më 2 mars.

“Gjykata s’ka marr vendim sot gjykata ka thënë se vendimin do ta jep me 2 mars po shpresojmë që ta jap më herët sepse është shumë gjatë. Është humb shumë kohë me kërkim ekstradimin që është i pabazuar”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu Haradinaj ka shtuar se kjo nuk është diçka e re nga ana e Serbisë.

“Nuk është diçka e re kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka qenë ndihmës i Sheshelit dhe kanë udhëheq formacione paraamiliatare dhe e kanë pas ushtri, presidenti Tomislav Nikoliq gjithashtu ka udhëheq formacione paramilitar dhe Ivica Daciq ka qenë një asistues i Millosheviqit. Atyre nuk u interesojnë viktimat apo ligji janë ka abuzojnë me krejt përparësitë që kanë duke qenë anëtarë të Interpool-it, me ndalë apo me pengu Kosovën.Përgjigjen e kanë që e kanë marrë në 1998-1999 dhe do ta kenë gjithë”, tha Haradinaj.

Gjykata e Apelit sot ka mbajtur seancën për ta shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt.

Lideri i AAK-së është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Baselit në bazë të një fletarresti të Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme