Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj, rëndësi të posaçme i kushton realizimit të projekteve të ndryshme humanitare në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Sot, në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo–Ushtarak të MFSK-së, Komunës së Artanës (Novo Bërdës) iu dhurua një karrige stomatologjike, dedikuar fshatit Llabjan të kësaj komune.
Në ceremoninë e dorëzim-pranimit ishin të pranishëm; kryetari i Komunës së Artanës, zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, stafi mjekësor i ambulancës së fshatit Llabjan, zyrtarë të lartë tw FSK-sw, etj.
Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, Afrim Veseli, karrigen ia dorëzoi kryetarit të Artanës, duke theksuar se FSK-ja është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe komuniteteve pa dallim.
Ai premtoi se edhe në të ardhmen FSK-ja do t’i ndihmojë qytetarët e vendit pa dallime përkatësie etnike, gjuhësore apo fetare.
Ndërsa kryetari i Komunës së Artanës, Sevetisllav Ivanoviq, në emër të gjithë qytetarëve të komunës që ai drejton, falënderoi FSK-në për ndihmën e ofruar duke thënë se: “Karriga stomatologjike, për ne ka qenë prioritet, si pajisje mjaft e rëndësishme në shërbim të gjithë qytetarëve të kësaj ane, sidomos në shërbim të fëmijëve dhe nxënëseve”, tha Ivanoviq.
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...