Kandidatje e ekstremit të djathtë për Presidente të Francës, Marine Le Pen, i ka bërë thirrje vendit të saj që të heq dorë nga euro, duke e përshkruar monedhën e përbashkët të BE-së si ‘thikë në kurriz të njerëzve’.
Në një intervistë për BBC, ajo ka folur për vizionin e saj mbi të ardhmen e Evropës, zgjedhjet në Francë, Gjerman dhe Holandë, si dhe për Britaninë e Madhe pas Brexit, transmeton portali arbresh.info.
Ajo ka theksuar se BE-ja duhet të ndryshojë dhe të braktisë karakterin e saj autoritar, përndryshë ‘do të vdesë’.
Le Pen ka shtuar se monedha e përbashkët e BE-së, euro, nuk është ‘vlerë monetare, por armë politike’.
“Euro është një thikë në shpinë për të gjithë qytetarët e BE-së”, ka shtuar ajo.
Ajo gjithashtu ka shtuar se nëse Bashkimi Evropian nuk do të transferojë kompetencat në Paris, atëherë do të ballafaqohet me një Frexit.
“BE-ja duhet t’ja japë Francës mbështetjen e sovranitetit territorial, mbrojtjen e kufijve, kontrollin mbi ekonomi, kontrollin mbi monedhën e tyre dhe mbi ligjin e tyre, ose unë do të kërkoj nga populli francez që të largohet nga BE-ja”, ka shtuar ajo.
Ajo ka shtuar se e ardhmja e qeverisë franceze është largimi nga Eurozona dhe mbajtja e një referendum e stilit Brexit.
Në fillim të këtij muaji, Le Pen, është zotuar që do të fusë një taksë të re punëtorët nga vendet tjera, duke pretenduar se paratë e ngritura do të përdoren për sistemin e mirëqenies në Francë./Arbresh.info
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...