Google ADS

Nuk do të mbyllet kampi më i madh në botë

16:21 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gjykata e Lartë e Kenisë ka bllokuar vendimin e qeverisë për mbylljen e Kampit Dadaab, njëherit kampit më të madh të refugjatëve në botë, dhe kthimin e refugjatëve nga Somalia mbrapa në vendin e tyre.

Gjykatësi John Mativo tha se ky vendim ishte në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kenisë, transmeton arbresh.info.

Dadaab është shtëpi e rreth 250,000 personave, shumica e tyre nga Somalia, të cilët ikën nga vendi i tyre pas shpërthimit të luftës civile në 1991.

Qeveria njëzëri vendosi për mbylljen e kampit, në majin e vitit të kaluar, nën arsyetimet se ky ishte terren i trajnimit të terroristëve të grupit militant islamik Shabaab.

Mativo tha se  “vendimi i qeverisë në mënyrë specifike kishte për qëllim refugjatët somalezë që është vepër e persekutimit në grup, e paligjshme, diskriminuese dhe për këtë arsye është antikushtetuese”./Arbresh.info 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme