Një 20 vjeçar nga Tetova dje është sulmuar dhe lënduar me thikë prej dy bashkëqytetarëve të mitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dje rreth orës 22:45 në SPB Tetovë, I.XH. ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 20:00, pas një llafosje të shkurtër, fizikisht është sulmuar prej dy të miturve 14-vjeçar. Të njëjtët me thikë i kanë shkaktuar lëndime të dukshme në pjesën e anës së djathtë të kokës dhe dorën e majtë.
I.XH. i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin klinik në Tetovë.
Në SPB Tetovë janë thirrur prindërit e fëmijëve dhe janë ndërmarrë masa për qartësimin e rastit
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...