Google ADS

Brukseli: Nuk ka datë të caktuar për raundin e ri të bisedimeve

14:54 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në Bruksel nuk është vendosur ende data për takimin e ri në mes të Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë, por sipas burimeve diplomatike në mars dhe në fillim të fushatës zgjedhore në Serbi mund të presim të paktën edhe një takim, transmeton portali arbresh.info.

Bashkimi Evropian si ndërmjetës në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë se është në kontakt me të dyja palët, por se aktualisht nuk ka asnjë datë të vendosur për një takim të ri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme