Berisha – Ballës: I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës quhet bandit!

14:36 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

“I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës quhet bandit! Ulu aty! Bandit!” – Kështu iu drejtua sot në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetit socialist Taulat Balla që tentonte t’I ndërpriste fjalën në Kuvend me shprehje ironike dhe ngritje – ulje nga karrigia; Berisha ishte duke folur për premtimet e pambajtura të Kryeministrit Edi Rama sidomos për taksat dhe borxhin e jashtëm.

“….Ai rriti çmimin e energjisë për të gjithë shqiptarët! Çdo shqiptar i paguan sot 30% më shumë regjimit të bandito-kracisë, – ishte duke thënë Berisha ndërkohë që Balla fliste nga salla. Atëherë Berisha iu drejtua me fjalët:

“I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës quhet bandit! Ulu në vend! Jam në kohën time. Pusho i dënuar! I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës, përdor pushtetin dhe mandatin, quhet bandit! Ulu aty o bandit!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme