Google ADS

Irani lanson raketën e re disa ditë pas sanksioneve të ShBA-së

15:13 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Irani ka kryer edhe një test tjetër raketor, vetëm disa ditë pasi ShBA-ja e kritikoi dhe vuri sanksione të reja për shtetin i cili kishte kryer teste të raketave balistike e të cilat ishin kundër marrëveshjes së bërë.

Një raketë mbrojtëse tokë-ajër është lansuar dje dhe lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të ShBA-së, transmeton arbresh.info.

Javën e kaluar Presidenti Trump publikoi një listë prej 13 individëve iranianë dhe 12 subjekteve të cilët do të përballen me sanksionet e reja.

Testi i fundi i raketës Sam, gjithashtu nuk ishte i paraparë në marrëveshjen nukleare.

Lajmi vjen si vazhdim i përkeqësimit të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme