Mesfushori i Napolit, Jose Callejon ka pranuar se skuadra e tij është e frikësuar para takimit në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit, “klubit më të mirë në botë” sipas tij.
29-vjeçari u transferua te skuadra italiane në vitin 2013 nga “Bernabeu” dhe arriti të bëhet pjesë kryesore e skuadrës së Napolit duke shënuar 53 gola brenda 159 paraqitjeve deri tani, transmeton portali arbresh.info.
“Ne duhet të shqetësohemi për gjithçka, kjo është arsyeje pse këtu ekziston frika – ai është klubi më i mirë në botë, ju duhet të kujdeseni për gjithçka”, tha Jose për mediat spanjolle.
“Sigurisht, unë kam ëndërruar rikthimin në Madrid. Por, nuk e kam pritur që kjo të ndodhë në xhiron e 16 në Ligë të Kampionëve, është pak herët për të luajtur kundër Real Madridit.
“Cristiano? Ai është normal, një person modest. Ai punon shumë, vjen i pari dhe largohet i fundi. Kur jam stërvitur me të, jam përpjekur gjithmonë për të mësuar. Nuk ke mundësi çdo ditë të punosh me më të mirët në botë”, përfundoi Jose Callejon./arbresh.info
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...