Deputeti i VV-së, Albin Kurti tha gjatë interpelancës së sotme të kryeministrit Mustafa në Kuvend në lidhje me situatën në veri se përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet me Serbinë e përfaqësojnë vendin si temë të dialogut dhe jo si palë.
Kurti kërkoi të dinte nga Qeveria se përsen në bisedimet me Serbinë nuk është ngritur asnjëherë çështja e pensioneve të plaqkitura nga serbët, dëmeve të luftës apo e grave të dhunara po gjatë luftës, shkruan arbresh.info.
“Jemi për dialog me kushte për Serbinë, me parime jo pa parime. Pse nuk jeni në gjendje që asnjëherë ta ngritni çështjen e pensioneve të plaqkitura, dëmeve të luftës, grave të dhunuara etj. Kur ju shkoni në Brusksel e përfaqësoni Kosovën më shumë si temë të dialogut sesa si palë të dialogut”, tha Kurti./Arbresh.info.
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...