Evropa kanë nevojë për emigrantët për shkak të ekonomisë, dhe kriza emigrantëve do të zgjidhet vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë, pa ndërtimin e mureve, tha në Valletta të Maltës, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Fedrika Mogerini.
Mogerini ka hapur të mërkurën takimin Evropë – Afrika, kriza e emigrantëve dhe pastaj mori pjesë në një ceremoni të dorëzimit të diplomave për 89 anëtarët e rojës bregdetare libiane që morën pjesë në operacionin detar të BE-së kundër kontrabandistëve emigrantë në brigjet e Libisë nën emrin “Sofia”, transmeton albinfo.ch.
“Mendoj se evropianët duhet të kuptojnë se ne kemi nevojë për emigrantët për shkak të ekonomisë, duke marrë parasysh plakjen e popullsisë evropiane, tha Mogherini.
“Emigrimi mund të menaxhohet vetëm nga bashkëpunimi dhe partneriteti”, tha Mogherini.
“Në botë ka nga ata që janë të shtyrë dhe të përkrahin një qasje ndryshe … qasje që do të fillojë duke u bazuar në ndërtimin e mureve në vend të ndërtimit të partneriteteve,” shtoi ai Mogerini, duke aluduar nismën e presidentit amerikane Donald Trump për të ngritur një mur në Meksikë dhe ndalimi i përkohshëm për hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve myslimane në SHBA.
“Kjo nuk është mënyra evropiane. Evropa nuk i mbylli dyert dhe ajo kurrë nuk e bën këtë, por ne duhet t’i japim fund tragjedive që ndodhin në det dhe në shkretëtirë, për shkak se njerëzit ende vdesin çdo ditë. “, ka thënë Mogherini.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë