Google ADS

Merkel do të shpejtojë programin për dëbimin e azilkërkuesve

11:08 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel është duke planifikuar prezantimin e një plani të ri për të shpejtuar procesin e dëbimit të atyre që nuk kanë fituar azilin.

Pritet që kancelarja të prezantojë draft-rezolutën që përmban 16 hapa që parashihen të lehtësojnë dëbimin e atyre që nuk kanë fituar azilin në takimin me autoritet rajonale gjermane, raporton Der Spiegel, transmeton portali arbresh.info.

“Numri i atyre që nuk fitojnë azil, që janë subjekt i dëbimit, do të vazhdojë të rritet”, thuhet në letrën e parë nga Der Spiegel.

Merkel ka thënë më parë se deri në 40 për qind të kërkesave të paraqitura për azil në Gjermani janë mohuar./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme