Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, gjatë seancës së sotme të Kuvendit kritikoi veprimin e Listës Srpska në Kuvend duke thënë se duhet të ndalohet ky subjekt i cili po bllokon punën e Kuvendit dhe institucioneve.
Berisha kërkoi që kësaj partie serbe e cila siç tha po zhvillojnë veprimtari kriminale, duhet të mos lejohet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme të vendit, shkruan arbresh.info
“Veprimtaria e këtij subjekti politik dhe qëndrimet janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës prandaj institucionet e Kosovës duke përfshirë edhe Parlamentin, duhet të kenë një platformë politike për t’iu kundërvu veprimit politik të Serbisë që po dëmtojnë funksionalitetin e shtetit. Deputetët e Listës Srpska kanë dhënë betimin sikur të gjithë ne në përputhje me Kushtetutën e vendit mirëpo ata e kanë shkelur këtë betim duke bërë veprime antikushtetuese”, tha Berisha.
“Në të ardhmen e afërt këtij subjekti politik ti ndalojmë pjesëmarrjen në zgjedhje”, vazhdoi ai./Arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...