Fillojnë trajnimet nga CEF për zyrtarët publik të Kosovës

10:33 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në Ministrinë e Financave sot filluan trajnimet nga Qendra për Ekselencë në Financë nga Sllovenia (Centre of Excellence in Finance -CEF) për zyrtarët publik të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me temën “Forcimi i menaxhimit financiar në ministritë e linjës”.

Në hapje të këtij aktiviteti drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave Salvador Elmazi,  bëri të ditur objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është CEF-i të ndihmojë Ministritë e linjës në forcimin e kapaciteteve të tyre për ofrimin efikas të funksioneve të tyre të menaxhimit financiar.

“Gjithashtu gjatë këtyre trajnimeve, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet forcimit të koordinimit të brendshëm, bashkëpunimit efektiv të ministrive të linjës dhe Ministrisë së Financave si dhe promovimit të bashkëpunimit ndërministror rajonal”, shtoi drejtori Elmazi.

Ndërsa, përfaqësuesi i CEF Robert Bauchmuller, bëri të ditur se ky projekt dy vjeçar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qendra e Ekselencës në Financa të Sllovenisë do të ofrojë një paketë të plotë të mësimit për zyrtarët e financave në ministritë e linjës, duke promovuar zhvillimin e kapaciteteve të tyre në menaxhimin e financave publike. Një sërë punëtorish dhe kombinime të mësimit on-line si dhe vizita brenda vendit do të zhvillohen deri në fund të dhjetorit 2018.

“Projekti do të fillojë me takimet intensive të përfaqësuesve kryesorë të ministrive buxhetore të linjës duke filluar nga janar – shkurt 2017 deri në fund të dhjetorit 2018, ku do të zhvillohen dhe do të vazhdohet me aktivitetet për Zyrtarët Financiar në ML me rolin kryesor në shkëmbimin e njohurive,  zyrtarët publik, të përfshirë në programim, zbatimin dhe monitorimin e politikave / projekteve të financuara nga BE-ja, zyrtarë të lartë të financave nga MF apo ministritë e linjës, me përvojë në programimin fiskal, zyrtarë të lartë, të përfshirë në planifikimin dhe zbatimin e investimeve publike, në fund të dhjetorit 2018, si dhe zyrtarët financiar nga MF, ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore të përfshirë në sigurimin e ndarjes efikase të burimeve” shtoi përfaqësuesi i CEF Robert Bauchmuller.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme