Google ADS

Tahiri: Serbia të mos e luajë viktimën, të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën

10:30 | 9 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

“Rrëzimi i murit në Mitrovicë për hir të lirisë së lëvizjes është rezultat i dialogut të brendshëm mes qeverisë të Serbisë dhe autoriteteve në Kosovë”, ka thënë Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Për gazetën e përditshme serbe ‘Danas’, ajo ka vlerësuar se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës ishin tensionuar për shkak të sjelljes së pamatur të Serbisë, por që këto tensione janë qetësuar pas heqjes së murit dhe pas dy takimeve në Bruksel, transmeton portali arbresh.info.

Ajo ka shtuar se ka rëndësi klima e mirë mes dy vendeve për zbatimin e tri marrëveshjeve që kanë të bëjnë me energjinë, drejtësinë dhe për komunat me shumicë serbe, ka thënë Tahiri, duke shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani.

Sipas sa, për zbatimin e marrëveshjes është e rëndësishme që Serbia të mos e luajë rolin e viktimës, sepse e gjithë bota e di se  çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Tahiri ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e masave affirmative për integrimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në sistemin e Kosovës, për garancinë e të drejtave të tyre që janë të garantuara me ligj, sikurse edhe për marrëveshjen e Brukselit mbi integrimin.  Ajo ka shtuar se shumë serbë të Kosovës janë të punësuar në institucionet e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme