Prokuroria e Elbasanit ka zbuluar detajet që çuan në identifikimin e Shkëlzen Hasanpapajt, i cili u arrestua në Holandë si autor i dyshuar i atentatit të ndodhur më 6 qershor në këtë qytet.
19-vjeçari u arrestua tetë ditë më parë nga Policia holandeze pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Gjatë hetimeve për zbardhjen e atentatit u gjetën disa objekte, të cilat çuan në identifikimin e autorit, mes të cilave një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si edhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autori.
Për të gjitha këto sende është kryer analiza e ADN-së, në bazë të së cilës është përftuar profil i njëjtë gjenetik, pasi rezultoi se gjurmët e ADN-së së gjakut, të gjetur në armën e krimit, ishin të njëjta me ato të gjetura në çantën e kamuflazhit, si edhe në sendet e tjera, të cilat gjendeshin në vendin nga ku është kryer atentati.
Prokuroria gjithashtu ka siguruar të dhëna operative se autori i atentatit mund të ishte pikërisht Shkëlzen Hasanpapaj. Për këtë arsye, është bërë kërkimi i këtij shtetasi, me qëllim për të realizuar krahasimin e mostrave të ADN-së të gjendur në vendngjarje me profilin gjenetik të këtij shtetasi.
Por, policia nuk arriti të gjente vendndodhjen e Hasanpapajt, pasi një ditë pas atentatit ai u largua nga Shqipëria. Në këto rrethana, për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit Hasanpapaj.
Nga ekspertiza rezultoi se ADNja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me shtetasit Q. dhe A. Hasanpapaj (prindërit e të dyshuarit) në raportin “nënë-bir” dhe “babë-bir”.
Gjithashtu është bërë analiza gjenetike e shtetasit S. Hasanpapaj (vëllai i të dyshuarit) dhe ka rezultuar se profili gjenetik i gjendur në vendngjarje nuk përputhet me atë të gjetur në vendin e ngjarjes.
Në bazë të analizës gjenetike, por edhe në bazë të provave të tjera, nxjerrin si autor të atentatit 19-vjeçarin Hasanpapaj. Synimi i tij besohet se ka qenë vrasja e Florenc Çapjes, i cili ndodhej në automjet bashkë me Bledar Muçën në momentin e atentatit. Për eliminimin fizik të Çapjes, dyshohet se Hasanpapaj është paguar shkruan panorama, përcjellë Klan Kosova.
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”