Google ADS

Erdogan dhe Trump bëhen bashkë kundër Shtetit Islamik

23:27 | 8 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan dhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pas një telefonate të zgjatur në natën e mbrëmshme, kanë rënë dakord që të ndërmarrin një aksion të përbashkët kundër Shtetit Islamik në Siri.

Ata janë dakorduar që të kryejnë një operacion ushtarak në qytetet Raqqa dhe al-Bab, transmeton portali arbresh.info.

Erdogan shpreson që marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve të stabilizohen, pasi ato konsideroheshin të ashpërsuara pas grusht shtetit të ndodhur në Turqi dhe pas kërkimit të Turqisë për ekstradimin e kleriut Feullah Gylen./Arbresh.info

Të ngjashme