Italia me plan akomodimi për refugjatët

22:24 | 8 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Qeveria italiane paraqiti sot një plan për të akomoduar në kushte më të mira azilkërkuesit duke shtuar përpjekjet për frenimin e prurjeve të reja dhe dëbimin e të refuzuarve.

“Duhet të akomodojmë dhe integrojmë cilindo që e meriton dhe riatdhesojmë pjesën tjetër”, u shpreh ministri i Brendshëm, Marco Minniti, duke prezantuar planin përpara një komisioni parlamentar.

Ndërsa në Itali kanë zbarkuar më shumë se 500 000 migrantë që nga 2014 dhe qendrat e saj pritëse numërojnë aktualisht gati 175 000 azilkërkues, plani synon një rishpërndarje maksimale, me një objektiv prej 2,5 azilkërkues për 1000 banorë.

“Për të shmangur afatet kohore të pritjes, azilkërkuesit janë të ftuar të marrin pjesë në punë apo shërbime të komunitetit, pa pagesë ose me një rrogë të vogël. Nuk bëhet fjalë për konkurrencë në tregun e punës”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme