Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vazhdon të bëjë akuza ndaj Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Në një status në Twitter, Manjani e ka paralelizuar me situatën politike në Rusi shfajësimin e qeverisë që ia atribuuon fajin për çdo gjë opozitës.
“Teoria që opozita është fajtore për cdo gjë të keqe që ndodh në vend, zbatohet vetëm në Rusi! Atje dënohet me burg çdo opozitar!”, shkruan Manjani.
Duke iu drejtua indirekt Kryeministri, ish-ministri Manjani i del në mbrojtje opozitës se nuk mund të akuzohet për kritikat dhe gabimet e Qeverisë, ndryshe nga sa ndodh në shtetin rus që zërat opozitarë burgosen.
Shpeshherë dëgjojmë Kryeministrin Edi Rama teksa akuzon opozitën për çdo gjë që ndodh në vend. “Fajin e ka Saliu”, thotë Kryeministri kur gjërat i dalin nga kontrolli apo zbulohen skandale qeveritare.
Edhe për premtimet e pambajtura të Qeverisë, Kryeministri Edi Rama përsëri justifikohet duke thënë se kur morën pushtetin, situatën e gjetën më keq nga sa mendonin, edhe pse kanë kaluar pothuajse 4 vite që qeverisin vendin.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...