I dyshuari i arrestuar që sulmoi me hanxhar ushtarët francezë në muzeun e Luvrit, në Paris, ka pranuar se i përket fesë myslimande, por ka deklaruar se nuk ka marrë urdhëra nga Shteti Islamik.
Egjiptian Abdullah Reda al-Hamahmy, u qëllua dhe u plagos nga policia franceze pasi sulmoi ushtarët duke brohoritur ‘Allahu Ekber’, sulm të cilin Presidenti Francois Hollande e cilësoi si akt terrorist, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë për policinë se ka dashur të dëmtojë piktuarat në muze, si hakmarrje për popullin sirian, citohet të ketë thënë një burim.
Gjatë konfliktit në Siri kanë mbetur të vrarë qindra mijëra njerëz, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.
Hamahmy ka qenë në spital që nga dita e sulmit, ndërsa disa ditë më vonë policia ka deklaruar se shëndeti i nuk është në gjendje të keqe.
Një burim i afërt me hetimin, tha se edhe pse ai është simpatizant i Shtetit Islamik, ai ka deklaruar se nuk ka marrë urdhëra nga ta dhe nuk ka dyshime që ai të jetë ‘militant’ i grupit.
Gjithashtu është theksuar se ai disa ditë para sulmit i kishte transferuar një egjiptiani tjetër në Poloni një shumë të konsiderueshme të hollash.
Franca, e cila po përgatitet për zgjedhjet presidenciale në prill dhe maj, mbetet nën gjendjen e jashtëzakonshme pas një serie sulmesh nga militantët islamikë gjatë dy viteve të fundit, në të cilat më shumë se 230 njerëz janë vrarë./Arbresh.info
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...