Google ADS

Haradinaj: Deputetet nuk është dashtë ta votojnë një gjykatë e cila i ndjek kosovarët dhe luftën e UÇK-së

21:21 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabimi më i tmerrshëm që kanë bërë deputetët e Kuvendit të Kosovës në momentin kur e kanë votuar atë.

“Gjykata speciale është problem i krijuar ne Kuvendin e Kosovës, deputetet nuk është dashtë ta votojnë, një gjykatë e cila i ndjek kosovarët dhe luftën e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij ka pas mekanizma te tjerë, që do të kish ndjekur penalisht kryesit e veprave që pretendohet se janë bërë në emër të UÇK-së, por jo formimi i kësaj gjykate.

“Ajo gjykatë do ti gjykoj kosovaret të cilët nuk kanë shkuar në Beograd të luftojnë por kanë mbrojtur vendin e vetë”, ka thënë Haradinaj.

Ai në një interviste në RTK, ka thënë se kriminel i luftës është shteti serb i cili ka vrarë e masakruar qindra mira njerëz të pa fajshëm në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme