Efektivët e qytetit bregdetar kishin marrë informacion se po tentohej të trafikohej lëndë narkotike në drejtim të Italisë, për këtë arsye, rreth orës 16:00 ata bënë kontroll në zonën e Gjirit të Bristanit, në Karaburun, ku gjetën dhe thasët e fshehur me kanabis.
Deri tani, droga e kapur është rreth 250 kilogramë.
Aktualisht operacioni policor vazhdon, duke kontrolluar territorin pasi besohet se ka sasi t tjera lënde narkotike në pyll.
Po kontrollohet edhe Gjiri i Dafinës, ku deri tani janë gjetur 10 bidona benzinë.
Lënda narkotike në këtë zonë, sqaron policia është transportuar me kafshë, duke shfrytëzuar rrugët malore të vështira që të çojnë në zonën mbas Karaburunit./tvklan.al
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...