Google ADS

Tre zyrtarë të lartë të MASHT-it hetohen për shpërdorim të detyrës

06:45 | 26 Maj 2015
Arbresh.info

Tre zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT) janë paraqitur të hënën në Prokurorinë Themelore të Pejës, ku po hetohen nga Departamenti për Krime të Rënda, nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare, që cilësohet si vepër e rëndë penale, shkruan sot KD.

Fjala është për Xhavit Dakajn, sekretarin e përhershëm të Ministrisë, Dëfrim Gashin – drejtorin e Departamentit të Inspektoratit në Ministri, si dhe Fehmi Krasniqin, zyrtarin për arsim privat parauniversitar.

Sipas dokumenteve që ka siguruar “Koha Ditore”, të tre këta zyrtarë të lartë të Ministrisë dyshohet se kanë shpërdoruar pozitën zyrtare, duke e ndihmuar një institucion privat të arsimit të lartë që të përfitojë 90 mijë euro të hyra, në mënyrë të kundërligjshme, duke regjistruar studentë në një drejtim të palicencuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme