Shkruan: Shkelzim Murtezi
Nëse vazhdojnë kështu Kompanitë Kosovare me Seli Kryesore në Republikën e Kosovës atëherë ato do të jenë brenda pak vite shumë me të suksesshëm duke depërtuar në tregun ndërkombëtarë që sa vetë kompanitë e shqiptareve në Diasporë dhe qytetarët të Kosovës do të jenë shumë me të civilizuar se sa shqiptarët në Diasporë.”
Disa fjalë për jetën e Shkelzim Murtezit në Diasporë dhe Kosovë:
Ne bazë të eksperiencës sime si Shqiptar që jeton dhe vepron që 20 vite në Diasporë posaçërisht në Gjermani. Ne Gjermani kam kryer shkollimin fillorë, të mesëm dhe të lartë, kam punuar fillimisht në kompanitë të mesme, me vonë arrita në pozita të larta si në atë aktuale të Drejtorit Gjeneral për Evropën Juglindore duke menaxhuar Degat dhe Aktivitetet e Biznesit në Shtetet e Evropës Juglindore dhe në Gjermani, kam qenë po ashtu aktivë në organizata politike gjermane, ndërsa kam arritur që të njëjtën kompani të bindi për investime në Kosove duke mbështetur komunat në rregullimin e infrastrukturës së energjisë eficiente posaçërisht të ndriçimeve solare të cilat i zhvilluam enkas për Republikën e Kosovës dhe i realizojmë në Komuna të ndryshëm.
Ndërsa ne jetën Publike dhe Politike të Kosovës, kam qenë edhe Kandidat për Deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe Themelues i Odes Ekonomike Gjermano Kosova, po ashtu i Shoqatës për Energji Eficiencë, dhe se fundi jam zgjedh edhe Kryetar i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ku arrita edhe që ta bëjë Kosovën anëtar në Asociacionin Evropian të Institucioneve për Arsim dhe Aftësim Profesional, ndërsa në Biznesin privat kam arritur që të sjelli eksporte në Gjermani dhe së fundmi të hapi si kompani kosovare me seli kryesore në Prishtinë edhe Degën në Gjermani, pra një Shqiptar i Diasporës i integruar mirë në dy Shtetet.
Gjatë Misionit tim zyrtar në Republikën e Kosovës, kam zhvilluar takime, vizita, bashkëpunime me mbi 300 ndërmarrje, mbi 120 Institucione (Komuna, Ministritë, Ambasadat, dhe Institucione të tjera), dhe takime me mbi 5000 qytetar, që në të gjitha këto bashkëpunime dhe takime kam qenë ose i involvuar në procese të ndryshëm, ose kam këshilluar apo ndihmuar në zhvillim. Por nga gjithë kjo kam krijuar një kuptim të plotë të realitetit mbrapa skenave publike pra në çështjet e përditshme të kompanive, Institucioneve dhe qytetarëve. Kjo tani me jep kompetencën e plotë që të jepi një opinion, real mbi gjendjen aktuale në Kosovë.
Jeta e përditshme në Diasporë/ Mentaliteti Shqiptareve të Diasporës:
Ndërsa në Diasporë kam ndaluar gjithmonë nga shumë bashkëkombës për arsye së siç e shohë në shumë takime me qytetar tonë në Diasporë shumica e tyre nuk kanë po thuajse aspak informacione mbi sistemin aktual Shtetëror, Ekonomik dhe Shoqërore të vendit tonë.
Çdo herë flasin sa mire është në Gjermani apo shtetet e tjera ndërsa edhe sa keq është në Republikën e Kosovës (sipas mendimit të pa informuarit). Çdo herë me atë mentalitet dhe mendje të një i asimiluari duke i munguar në tërësi relacioni me jetën shoqërore të Kosovës.
Ata lëshuan Republikën e Kosovës para dhjetëra vite ndërsa mendimi dhe njohuritë për vendin tonë nuk i aktualizuan, kjo ndoshta është edhe arsyeja pse sipas mendimit të tyre Gjermania dhe shtetet të tjera janë shumë me të mira dhe vendi jonë është shumë më katastrofale, gjë që është në kundërshtim të plotë me Realitet duke qenë së vetë jam pjesë edhe e jetës së Diasporës por edhe e jetës shoqërore, Institucional dhe Politik të Republikës së Kosovës prandaj mund ta pushtojë ketë tezë-mendimi.
Respekti nuk mund të fitohet me vetë-mohim apo me mohimin e identitetit të tyre shqiptar, unë e konsiderojë vetë-mohimin si sëmundje psikologjike, të shkaktuar nga presionet e jetës sistematike dhe që ua është bërë diskriminimit nga institucionet e shteteve të diasporës ku ata jetojnë.
Në Diasporë pak shqiptar flasin shqip mes vete, punojnë punë të ndryshëm me pak ambicie, por në Kosovë shesin mend.
Mentaliteti dhe ndërgjegjja ime gjithmonë nuk me ka lejuar që me Shqiptar të flas një gjuhë tjetër përveç gjuhës sime, pra gjuhën Shqipe, edhe pse shumë shqiptar në diasporë ne çdo kontakt me mua, kanë tentuar që të flasin me mua gjermanisht unë i jam përgjigjur në çdo kohë në gjuhën shqipe, për arsye se e vlerësoje shumë nënçmim po t’i flas një shqiptari në një gjuhë tjetër.
Kam përcjell në çdo ditë lajmet dhe zhvillimet në Kosovë por edhe gjatë vizitës sime të par kam blerë një fjalorë shqip, për të mësuar gjatë jetës sime në gjermani, gjuhën gramatike shqiptare. Por një vullnet i tillë mungon tek shumë shqiptar, po ti flet në shqip ata bëhen shpejt nervoz.
Kjo sindromë paraqitet shpesh tek të rinjtë deri në moshën 29 vjeçar.
Kohen e fundit pata raste të ndryshëm të takojë edhe Biznesmen Shqiptar nga Diaspora, të humbur me një formë në atë se çfarë kërkojnë, njëherit thojnë që nuk do të investojnë në Kosovë ndërsa thonë së janë Biznesmen Shqiptar, por në të njëjtën kohë thonë së në vendet ku jetojnë ndjehen si Biznesmen p.sh., Gjerman, Amerikan etj. Po edhe thonë së do të jenë shtylla kryesore e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, shtrohet pyetja së nëse nuk investojnë në Kosove dhe vazhdojnë si ent-social së si do të jenë shtylla kryesore e zhvillimit.
Shqiptarët në Diasporë për shkak së kaluan një jetë të vështirë dhe përballje shumë vjeçare me Institucionet atje për të fituar leje qëndrimin, po ashtu vështirësitë të përgjithshëm si një huaj në vend të huajë, të përzierë më kombësi të huajë duhet të përballeshin për të mbrojtur identitetin e tyre, por edhe janë përkulur për të qenë me të pranuar gjë që unë asnjë herë nuk e bëra por u tregova identitetin tim shqiptar edhe ne takimet zyrtare duke përfaqësuar vendin tim, prandaj morr respektin me të lartë nga Institucionet me të larta dhe kompanitë të mëdha Gjermane dhe Europiane por edhe nga ato Ndërkombëtare.
Kultura, Jeta shoqërore, Shoqëria Civile dhe Mentaliteti në Kosovë:
Kosova ka ndryshuar për 360 Shkallë, përveç aspektit Ekonomik edhe në atë të Mentalitetit, Kulturës, jetës shoqërore, Etikes, Arsimit, madje në bazë të statistikave shqiptarët në Kosovë janë shumica me shkollim të lartë Universitarë, ndërsa në Diasporë vetëm 10% kane kryer universitetin dhe vetëm 30% kanë kryer Aftësimin Profesional.
Ndërsa tashme edhe Kosova është duke u reformuar në fushën e Aftësimit Profesional dhe të Praktikes, duke arritur edhe anëtarësimin në Asociacionin Evropian të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional edhe Shtetëformimi ka pasur shumë përparime, duke bërë marrëveshje të shumta bilaterale më shumë shtete të botës, duke reformuar ligjet, duke krijuar Agjencione, Inspektorate, Oda Notareve, Përmbarueseve Privat, Administrator Falimintuese, përmes të cilave është krijuar një stabilitet i madh juridik në vend me standardet e njëjta si ato të BE-se.
Shqiptarët në Kosovë kanë pasur gjithmonë një mentalitet dhe kulturë të lartë shoqërorë atë qysh në vitet para 1989 përmes organizimeve studentore dhe politike etj.
Duke vazhduar pas luftës 2000 deri 2015 ku sidomos të rinjtë dhe individët krijuan organizata civile dhe vullnetare duke realizuar shumë projekte të ndryshëm, shoqëria civile kontribuuan dhe kontribuojnë po ashtu shumë në shtet formim si një opozitë e fuqishëm qytetare, shoqëria civile se bashku me mediat kanë mbajtur shtete formimin në rrugën e duhur përmes një Kulture Demokratike dhe Profesionale.
Organizatat Ndërkombëtare pas luftës deri me tani kanë investuar jashtëzakonisht shumë në shoqërinë civile dhe organizatat jo-qeveritare të udhëhequr kryesisht nga të rinjtë kosovare. Gjithë këto trajnime dhe Projekte nuk janë të krahasueshëm me Shtetet e tjera madje kalojnë çdo Kreativitet dhe Profesionalizëm në rajon dhe në Evropë.
Edhe aspekti i Kulturës në familje Kosova ka arritur përparime të mëdha të civilizimit, por edhe aspekti i të drejtat dhe angazhimit i gjinisë femërore duke qenë së në Kosovë grat luajnë një rolë të rëndësishëm dhe të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Projekteve Kulturore, Ekonomike dhe Politike.
Cinizmi në Kosovë po thuajse më nuk ekziston meshkujt në Kosovë pranojnë rolin e grave, rezultati mund të shihet edhe në aspektin e Komunës së Gjakovës e cila u bë Komunë e par me një Kryetare, por edhe në shumë Institucione të tjera ku grat janë Drejtoresha, Kryetare, zv. Kryetare por edhe Presidentja e vendit etj.
Pra në përgjithësi Shqiptarët në Kosovë kanë fituar një kulturë të madhe qytetare, ndërsa shumica e atyre që vijnë në Kosovë nga Diaspora kanë mbetur ende me mentalitetin e cinizmit etj. siç ishte para lufte d.m.th. para që e lëshuan vendin tonë.
Suksesi i Kompanive Kosovare
Nuk është koha për të shitur mend, Fabrikat dhe Kompanitë vendore Kosovare kanë arritur që të investojnë edhe në Shtete të tjera duke bërë Eksportin e Produkteve të tyre në shumë shtete të botës, duke bindur Bizneset Gjermane, Angleze, Suedeze, Holandeze, Japoneze, Franceze etj. që të Importojnë Produktet e Prodhuesve Kosovar, madje disa kompani Kosovare edhe kanë hapur degat e tyre në Shtete të Ndryshëm si në Gjermani, bazë administratës se Gjermanisë konfigurojnë 17 dega e kompanive me seli kryesore në Republikën e Kosovës.
Se paku nëse Biznesmenët të mëdha Kosovar në Diasporë nuk duan sepse nuk din të Investojnë në Kosovë, së paku të Importojnë produktet e fabrikave kosovare. Kur dihet se në kohen aktuale shumë Fabrika në Kosove janë shumë moderne me Teknologjitë prodhuese më moderne Gjermane dhe Evropiane dhe duke pasur parasysh Shteti i Kosovës ka marrëveshje e tregut të lire me 43 shtete ndërkombëtare, pra prodhuesit kosovar mund të eksportojnë në 43 shtete pa dogane duke përfshirë edhe shtetet e BE-së.
Se shpejti në angazhimin tim politik pritet që të nënshkruhet edhe një marrëveshje bilaterale për mundësimin e dërgimit të punëtorëve përmes kompanive kosovare me seli kryesore në Rep. e Kosovës për Realizimin dhe kryerjen e punëve në Projektet që i fitojnë në Gjermani, njëjtë sikur ka qenë në kohen e ish-Jugosllavisë. Po ashtu janë duke bërë Investime nga Investitor të Huaj në Ndërtimin e Fabrikave, ndërsa shumë biznesmenë të huaj janë duke rritur importet nga Kosova.
Pra ku janë ata biznesmenët shqiptarë nga Diaspora që nuk lanë vend pa shitur mend`? Por shumë pak prej tyre Investuan dhe shumë pak prej tyre importuan materialet nga prodhuesit Kosovar për projektet e tyre në diasporë deri sa shumë kompani të njohura botërore importojnë materiale nga prodhuesit Kosovar dhe Investuan Miliona në Kosovë.
“Diaspora ka nevojë për të qenë me shumë të Involvuar dhe më e Informuar në Zhvillimet e Kosovës, duke qenë së është tërësisht e izoluar.:”
Sipas vlerësimit tim dhe përvojës sime me Diasporën si vetë shqiptar i suksesshëm në Diasporë, mendoje që duhet të bëhen sa më shumë trajnime dhe takime Informuese për Shqiptaret në Diasporë mbi Republikën e Kosovës “Aktuale”, nga Aspekti Ekonomik, Shoqërore, Politik, Shtetërorë, që të jenë secili prej tyre një Ambasador mirë, i informuar dhe jo të pa informuar duke dëmtuar imazhin e Kosovës në tërë kohën duke treguar sa keq është në Kosovë.
Pra Diaspora ka nevojë për Informacione të sakta dhe aktuale, çdo shqiptar në Diasporë duhet të jetë Ambasador i Zhvillimit të Kosovës, duhet të jenë pjesë jetës shoqërore të Kosovës dhe jo vetëm Turist në ndonjë fshatë të ndryshëm për vizita 1-2 javësh duke u kthyer prapë pa asnjë informacion në Diasporë. Për arsye se për 1-2 jave qëndrim në Kosovë kurrë nuk mund të informohen dhe aktualizohen për gjendjen aktuale në Kosovë.
Haradinaj në Pejë: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zh...
Aksident mes një kamioni dhe një veture në dalje të autostra...
Guardiola konfirmon lëndimet e dy yjeve të Man Cityt – thotë...
Ditë zie në Serbi, flamujt serbë ulen në gjysmështizë edhe n...
Haxhiu në Tiranë takohet me ish-ministren Gjonaj, diskutohet...
Për herë të parë në histori regjistrohet një uragan në Finla...