Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, ka thënë se provokimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën nuk janë provokime të thjeshta, por sipas tij janë pjesë e strategjisë së shtetit serb.
Madje ai ka thënë se fqinji ynë verior ka projekte që në esencë destabilizojnë ose që tentojnë ta destabizojnë rajonin.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, pas raportimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj lidhur me raportet Kosovë – Serbi.
“E kam thënë edhe para disa ditësh që këto nuk janë thjeshtë provokime, kjo është strategji e Serbisë. Pasta çfarë lëvizje bënë, a nis trena, a ndërton mure, a insiston të arrestohet Haradinaj ose dikush tjetër është çështje tjetër, mirëpo ne jemi në një situatë që e dimë saktësisht që Serbia ka plane dhe projekte të cilat janë në dëm të Kosovës dhe në esencë e destabilizojnë ose tentojnë ta destabilizojnë gjithë rajonin. Unë po them që Serbia aktualisht i dëshiron paratë dhe integrimet evropiane nga Evropa, ndërsa armët i kërkon nga Rusia dhe Bjellorusia dhe ky është rreziku më i madh”, ka deklaruar Reçica.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...