VMRO DPMNE-ja gjithnjë e më fuqishëm po e trumbeton idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare si mënyrë e vetme për zgjidhjen e ngërçit politik.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski këmbëngul se zgjedhjet e parakohshme janë shans për shtetin pasi në të kundërtën sipas tij kriza do të thellohet.
“Më mirë të fitojmë mundësi dhe shans, se sa të futemi në krizë të vazhdueshme. Më mirë të konsumohen 2 muaj për zgjedhje të reja, se sa 6 muaj apo një vjet të ngecim në krizë politike”, shprehet Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO DPMNE-së.
Megjithatë ekspertët juridik vlerësojnë se në kohën kur vendi nuk ka konsumuar të gjitha mundësitë ligjore për formimin e shumicës parlamentare nuk është e arsyeshme të kërkohen zgjedhje të reja. Sipas tyre vendi ka nevojë për formimin e shpejtë të qeverisë dhe përmbushjen e reformave urgjente por jo për zgjedhje të reja.
Zgjedhjet e reja janë një nga 5 opsionet edhe të BDI-së ndërkohë që subjektet e tjera politike janë kundër organizimit të tyre, shkruan Alsat M.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...