Siria kundërshton raportin e Amnesty për ekzekutimin e rreth 13 mijë të burgosurve

17:40 | 8 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ministria e Drejtësisë në Siri ka kundërshtuar raportin e Amnesty International që deklaron se qeveria e Sirisë ka vrarë më shumë se 13 mijë të burgosur në një burg në afërsi të Damaskut.

Deklarata e Minsitrisë i ka quajtur ‘akuzat të pavërteta dhe mashtruese’, transmeton portali arbresh.info.

Deklarata e ministrisë, të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, erdhi një ditë pasi Amnesty Internationa, pas një viti  hulumtimesh ka publikuar raportin për ekzekutimin e rreth 13 mijë të burgosurve në burgun Saydnayam pranë Damasakut.

Amnesty International para publikimit të raportit ka marrë në intervistë mbi 50 ish-roje të burgut, ish-zyrtarë të burgut, gjykatës dhe ekspertë.

Damasku e ka quajtur raportin ‘shpifje’ dhe ka theksuar se ky ‘raport ka për qëllim dëmtimin e reputacionit të qeverisë siriane në skenën botërore, sidomos pas fitoreve të fundit ndaj grupeve terroriste’.

Amnesty tha se hetimi i tij zbuloi se autoritetet siriane varën 5 mijë deri në 13 njerëz gjatë katër viteve. Në një raport të vitit të kaluar, Amnesty gjeti se më shumë se 17,000 njerëz kanë vdekur nga tortura dhe keqtrajtimi në paraburgim nëpër Siri që nga viti 2011, një normë mesatare prej më shumë se 300 në muaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme