Google ADS

Parlamenti nuk votoi mosbesimin ndaj Qeverisë aktuale të Rumanisë

17:22 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Qeveria rumune e qendrës së majtë të kryeministrit Sorina Grindeanua “ka mbijetuar” votimin e besimit në Parlament.

Ioana Bran, sekretare e Parlamentit, tha se 161 deputetë kanë mbështetur propozimin që të votohet mosbesim ndaj Qeverisë rumune, që është e pamjaftueshme duke marrë parasysh se nevojiten 232 vota, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

“Mund të themi se nuk është arritur shumica e nevojshme, me qëllim që votimi të kalojë në pajtim me Kushtetutën”, tha Bran.

Javën e kaluar, Qeveria anashkaloi procedurën parlamentare dhe miratoi dispozitë urgjente e cila dekriminalizoi disa forma të korrupsionit zyrtar. Kritikët konsiderojnë se nga dispozita do të kishin dobi zyrtarët e lartë që janë përballur me akuzat për korrupsion.

Më pas vijuan protestat masive, më të mëdhat që nga përmbysja e regjimit komunist në vitin 1989. Nën trysni të qytetarëve kryeministri Grindeanu lëshoi pe dhe tërhoqi dispozitën kontestuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme