Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në një intervistë për portalin Arbresh.info ka folur lidhur me seancën e nesërme gjyqësore që do të mbahet ndaj Ramush Haradinajt në Francë.
Ai ka thënë se nesër në këtë seancë do të marr pjesë dikush nga AAK dhe se nuk beson që Franca do ta ekstradoj Haradinajn në Serbi.
“Shteti Francez që e kemi mik nuk do të merr përbaz ekstradimin e zotit Haradinaj në Serbi, përndyshe nëse ndodh kjo është fundi i gjithçkaje sepse të ekstradohet një ish-kryeministër, një ish-komandantë që e ka marr vulën e pastërtisë nga ligjet ndërkombëtare tregon se dikujt po i intereson të destabilizoj vendin dhe ne qytetarët nuk do të rrinë duarkryq sepse është fundi i kësaj paqe të rrejshme dhe me qëllime të caktuara duan ta destabilizojnë vendin”, tha ai.
Ai tha se janë disa faktorë që duan ta destabilizojnë vendin ku tregoi se nuk do të bijnë në këto ujëra.
“Kemi besim tek shteti francez që e kemi mik dhe nuk do ta ekstradoj Haradinajn”, tha ai./Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...