Ish trajneri i Interit, Luigi Simoni, ka folur për Juventusin duke thënë ata janë ekipi më i mirë në Serie A.
Është folur shumë për disa vendime kontroverse në derbi, me kërkesën e Interi që mund të kishte së paku një penallti.
Simoni ishte trajner i Interit në ndeshjen kur nuk u dha ajo penalltia e famshme ndaj Ronaldos, ku u ndal nga Mark Iuliano.
“Mund të them se ka pasur një të kaluar të errët, ku shumë ndeshje ishin mashtruese”.
“Mendoj se Juve është ekipi më i mirë i viteve të fundit. Ata kanë shumë gjëra që shkonin në favor të tyre, por tani mos te teprojmë”.
“Në atë kohë kur unë ish trajner ne kemi pasur skuadër të aftë që t’i mposhtim Juven, por në kohët e fundit në kampionat kemi një nivel më të ulët”, ka thënë Simoni.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...