Skocia ia ngre nervat Theresa May, ‘të pavarur nuk do të ishit pjesë e BE-së’

16:25 | 8 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka reaguar ashpër ndaj kryeministres skoceze Sturgeon, pasi kjo e fundit nga kërkuar mbajtjen e një referëndumi të dytë për shkëputje nga Britania.

Ndryshe nga britanezët, shumica e skocezëve mbështesin qëndrimin e vendit në BE, transmeton portali arbresh.info.

Një votim simbolik dhe jodetyrues Parlamenti skocez ka refuzuar planet e ‘Brexit’ të publikuara nga May.

Megjithatë, e pyetur nëse ajo do të vazhdonte të aktivizonte divorcin nga Bashkimi Evropian pa dakordimin e Skocisë, May është përgjigjur duke thënë se ‘një Skoci e pavarur nuk do të ishte pjesë e BE-së’./Arbresh.info

Të ngjashme