Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani beson që Napoli mund të mposhtë Real Madridin në takimin e tyre në Ligë të Kampionëve.
Cavani thotë gjithashtu se nuk i humb asnjë ndeshje të gjigantit në Serie A dhe se transferimi te skuadra e Elseid Hysajt mund të jetë i mundshëm në të ardhmen.
“Nuk e humbi asnjë ndeshje. Më pëlqen vërtetë futbolli që ata luajnë, ata janë një skuadër e fortë”, tha fillimisht Cavani, transmeton portali arbresh.info. “A mund ta fitojnë titullin në ligë? Nuk e di, ka ende shumë lojë deri në fund. Nuk mund të flas për fuqinë e skuadrave të tjera sepse unë e shikojë vetëm Napolin”
“Kam pasur besimin e tifozëve dhe bashkëlojtarëve të mi në Napoli, fëmijët e mi jetojnë ende aty dhe ata janë të lumtur”
“A do të rikthehesh? Jam shumë i lumtur në PSG, por gjithçka mund të ndodh në të ardhmen. Aktualisht ata janë shumë të fortë dhe nuk kanë nevojë për mua”
“A mund ta mposhtin Madridin? Pse jo? Jam duke imagjinuar se si do të jetë San Paolo në ndeshjen kthyese. Mamma miaa. Po dridhem”, përfundoi Cavani./arbresh.info
Postera provokues për Policinë e Kosovës dhe Vetëvendosjen v...
Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente ...
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës merr pjesë në garat evrop...
Shqipëri/ Dhuna para Kuvendit, nën hetim 7 deputetë demokrat...
Rreziku nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet Komisioni i Mbro...
Suhareka do bëhet me stadium të ri, komuna ndanë 13 hektarë ...