Përdorimi i ekranit safir ndryshe nga Corning Gorilla Glass është përfolur shumë brenda gjashtë muajve të fundit. Përparësitë e përdorimit të ekranit safir janë vërtetë të mëdha, pasi që ky ekran shton dukshëm fuqinë, qëndrueshmërinë dhe rezistencën, transmeton arbresh.info.
Këto janë modulet që mendohet se do debutohen së bashku me lansimin e gjeneratës së ardhshme të iPhone-it, i cili kohëve të fundit është duke u përfolur shumë. Me një rezolucion jashtëzakonisht të lartë, kamerë me sensor të përditësuar, që ndoshta është me 12 megapiksel i prodhuar nga gjiganti Sony, iPhone 6S, iPhone 7 apo iPhone 7 Plus do të jetë një ‘përbindësh’ në krahasim me pajisjet e tjera.
Sidoqoftë, nuk janë këto funksionet e vetme që Apple mendohet sa ka siguruar për gjeneratën e ardhshme të pajisjes kryesore të saj, që ende nuk është kuptuar se cila prej atyre të lartpërmendurave do të jetë. Telefoni i ardhshëm i gjigantit teknologjik gjithashtu pritet të ketë një procesor shumë më efikas, njëkohësisht edhe më të shpejtë se pajisjet aktuale në treg./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=oB8gmaiq8Qo
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...