Mustafa thotë se Kosova është model rajonal për të drejtat e njeriut

15:39 | 8 Shkurt 2017
M. A.
Kryeministri Isa Mustafa sot ka pritur në takim komisionarin e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Nils Muzinieks.
Gjatë këtij takimi u diskutua për tema që lidhen me avancimin e të drejtave të njeriut, lirinë e mediave dhe aspekte tjera zhvillimore në Kosovë.

Isa Mustafa shprehu përkushtim të Qeverisë për të avancuar në fushën e të drejtave të njeriut, sipas standardeve evropiane.

“Kosova, me përkushtimin e saj shumëvjeçar në aplikimin e standardeve dhe vlerave më të avancuara të të drejtave të njeriut, është bërë model rajonal e më gjerë në njohjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur edhe angazhimin e Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme