Google ADS

Ministri i jashtëm turk do të vizitojë Ukrainën

15:19 | 8 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu do të bëjë një vizitë në Ukrainë me datën  9 dhe 10 shkurt, me rastin e  takimit të pestë të Grupit të Planifikimit Strategjik, bën të ditur Ministria e Jashtme.

Çavuşoğlu dhe homologu i tij ukrainas, Pavlo Klimkin, do të flasin për marrëdhëniet dypaleshe dhe do të diskutojnë për mundësite e reja të bashkëpunimit, transmeton portali arbresh.info.

“Të dy palët do të kenë një shkëmbim të plotë të pikëpamjeve mbi çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, me theks të të veçantë do të diskutohet mbi situatën e Krimesë dhe zhvillimet e fundit në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Vizita dy ditore e Ministrit të Jashtëm turk do të përkojë me 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Ukrainës./Arbresh.info

Të ngjashme